RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stano: Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë mund të lihen jashtë përfitimeve të BE-së

stano:-qytetaret-e-kosoves-dhe-serbise-mund-te-lihen-jashte-perfitimeve-te-be-se

Bashkimi Evropian i ka tërhequr vërejtjen Kosovës dhe Serbisë se me veprimet e njëanshme rrezikohen që të dyja vendet të ngecin prapa në procesin e integrimeve evropiane.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se pala evropiane vazhdon të angazhohet në mënyrë që të lëvizet në dialog, por se palët duhet të kenë qasje konstruktive në proces.

“Ne nuk kemi frikë nga një status quo apo ndonjë ngërç. Ne nuk kemi frikë nga asgjë. Ne kemi vetëm frikë se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë mund të lihen jashtë përfitimeve nga procesi i anëtarësimit. Fakti që po i shohim gjerat shqetësuese: vendimet e njëanshme dhe mënyrën e sjelljes apo komunikimit që e bëjnë autoritetet e Prishtinës – kjo krijon tek ne frikën se Kosova do të lihet jashtë”, tha Stano.

Ai e konfirmoi se shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, si dhe përfaqësuesi i veçantë për dialog Miroslav Lajçak, po angazhohen për të mundësuar vazhdimin e dialogut, me fokus të veçantë në zbatimin e ujdive të arritura vitin e kaluar në Bruksel përkatësisht Ohër.

Related posts

IKShPK-ja del sërish me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

RTI

Kurti takohet me zëvendëskryeministrin e Polonisë, diskutojnë për sektorin e teknologjisë

rezart morina

Rekord emigrantësh në Britani, rreth 900 kalojnë Kanalin Anglez në vetëm një ditë

RTI