Shalqiri është ndër frutat e preferuar në stinën e verës. Nëse mendoni se shalqiri vetëm ju shkakton fryrjeb barku, atëherë është koha të mendoni më mirë. Shalqinjtë e lëngshëm janë të pasur me shumë vlera ushqyese dhe i kanë vlerat më të larta nutricionale për kalori.
Përveç se janë të shijshëm, shalqinjtë përmbajnë sasi të shëndetshme të vitaminës A, B6, C, fibrave, antioksidantëve dhe kaliumit. Madje, shalqiri është burimi më i mirë i L-citrulinës.
Këta nutrientë funksionojnë në mënyrë të përsosur dhe e forcojnë imunitetin, njëkohësisht i lehtësojnë simptomat e diabetit, astmës, osteoartritit dhe artritit reumatoid.
Këto janë disa prej përfitimeve shëndetësore që sjell konsumimi i shalqirit:
– Vret bakteret e rrezikshme dhe i pastron veshkat
– Farat e shalqirit e lehtësojnë eliminimin e gurëve në veshkave
– Konsumimi i rregullt i shalqirit ul shtypjen e gjakut dhe e stimulon qarkullimin e tij
– Vitamina C në shalqinj e parandalon forcimin e artereve
– Përmbajtja e ujit dhe fibrave ndihmon në kapsllëk
– Konsumimi i rregullt i shalqirit po ashtu e parandalon kancerin në prostatë
– Kaliumi dhe magnezi që janë prezent në shalqi i lehtësojnë dhimbjet e muskujve
– Shalqiri eliminon amoniakun nga mëlçia dhe pastron tërë trupin.