RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stoltenberg diskuton për Kosovën me kancelarin Scholz: Palët t’i kthehen dialogut

stoltenberg-diskuton-per-kosoven-me-kancelarin-scholz:-palet-t’i-kthehen-dialogut

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Berlin ku është pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Në këtë takim, është diskutuar edhe për situatën në veri të Republikës së Kosovës.

Në konferencën për media pas takimit, Stoltenberg deklaroi se KFOR do të vazhdojë të marr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.

Ai gjithashtu kërkoi që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut dhe të ndalojnë çdo hap përshkallëzues.

“Kemi diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit tonë të Kombeve të Bashkuara është i palëkundur. Forcat tona, KFOR-i, do të vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë çdo hap të mëtejshëm përshkallëzues dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Stoltenberg.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ende i pavendosur nëse do të shkojë në Bruksel për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë kësaj jave.

Kurti tha se fillimisht do të pres të dhënat për gjendjen e tre policëve të rrëmbyer që po mbahen peng në Serbi. Ai bëri të ditur se nesër shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari do t’i vizitojë tre policët në qendrën e paraburgimit në Kralevë.

Related posts

Gjermani, numri i viktimave të dhunës në familje në rritje

admin

Gjykata: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

rezart morina

Egjipti mohon pjesëmarrjen në forcat e OKB-së për kalimet kufitare në Gaza

RTI