RTV AHIRETI
Lajme

“Strategjia e Millosheviqit ‘nuk ka kufomë, nuk ka krim’, Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia

“strategjia-e-millosheviqit-‘nuk-ka-kufome,-nuk-ka-krim’,-kurti-kerkon-hapjen-e-arkivave-nga-serbia

Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se janë rreth 13 lokacione brenda Kosovës të adresuara për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Në tryezën e organizuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kurti shtoi se kanë dërguar disa herë kërkesa për hapjen e arkivave më Serbi. Ai u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarit e Millosheviqit në Beograd…Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë informacionet nga hapja e arkivave”, deklaroi ai.

Shefi i ekzekutivit theksoi se nevojitet mobilizim kombëtar e mbështetje e ndërkombëtarëve që kriminelët të mbahen përgjegjës.

Ai përmendi marrëveshjen e nënshkruar më 2 maj të vitit 2023 për të zhdukurit, dhe ka shtuar se Serbia nuk po i ndan të dhënat nga arkivat e tyre për gërmimin në lokacionin Gozhle.

 

The post “Strategjia e Millosheviqit ‘nuk ka kufomë, nuk ka krim’, Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Klubi grek i basketbollit AEK dhuron 100 mijë euro ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi

rezart morina

Gjendet pa shenja jete një shqiptar në bodrumin e një pallati në Prishtinë, detajet e para

admin

Punonjësit e rrjetit elektrik francez në grevë për paga më të larta

admin