RTV AHIRETI
Lajme

“Strategjia e Millosheviqit ‘nuk ka kufomë, nuk ka krim’, po vazhdohet edhe sot”, Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia

“strategjia-e-millosheviqit-‘nuk-ka-kufome,-nuk-ka-krim’,-po-vazhdohet-edhe-sot”,-kurti-kerkon-hapjen-e-arkivave-nga-serbia

Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se janë rreth 13 lokacione brenda Kosovës të adresuara për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Në tryezën e organizuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kurti shtoi se kanë dërguar disa herë kërkesa për hapjen e arkivave më Serbi. Ai u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për faktet e krimit. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarit e Millosheviçit ne Beograd. Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë informacionet nga hapja e arkivave”, deklaroi ai.

Shefi i ekzekutivit theksoi se nevojitet mobilizim kombëtar e mbështetje e ndërkombëtarëve që kriminelët të mbahen përgjegjës.

The post “Strategjia e Millosheviqit ‘nuk ka kufomë, nuk ka krim’, po vazhdohet edhe sot”, Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Netanyahu: Lufta izraelite në Gaza “larg përfundimit”

rezart morina

Arrestimi i protestuesve anti-mbretërorë në Britani ngre shqetësime për lirinë e fjalës

admin

Britanikët të zhgënjyer me BREXIT, dy të tretat e tyre duan referendum për anëtarësimin në BE

admin