RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Strategjia e Millosheviqit po vazhdohet edhe sot”, Kurti kërkon hapjen e arkivave serbe

“strategjia-e-millosheviqit-po-vazhdohet-edhe-sot”,-kurti-kerkon-hapjen-e-arkivave-serbe

Kryeministri Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka kërkuar hapjen e arkivave të shtetit serb për krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, si dhe mbështetjen ndërkombëtare për këtë.

Ai ka cituar thënien e Millosheviqit “nuk ka kufomë, nuk ka krim”, strategji e cila, siç tha Kurti, po vazhdohet ende nga pushteti në Serbi, i cili po refuzon hapjen e arkivave.

“‘Nuk ka kufomë, nuk ka krim’, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarë politikë të Millosheviqit në Beograd”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se këtë javë do të nisin gërmimet në Kozhle mes Novi Pazarit dhe Tutinit.

“Deri më tash shteti serb nuk ka ndarë të dhënat nga arkivat e tyre për këtë lokacion. Andaj edhe sot përsëritëm kërkesën tonë për hapjen e arkivave në Serbi. Bazuar në marrëveshjen e arritur më 2 maj 2023 në Bruksel, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së Brigadës 37 të Motorizuar të ushtrisë së Jugosllavisë, përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës”, ka thënë Kurti. “Sot, sikur çdo ditë si Qeveri ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës dhe të vërtetën për 1595 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Kurti ka thënë se ekzekutorët dhe urdhërdhënësit duhet vihen prapa grilave dhe se për këtë duhet ndihma e faktorit ndërkombëtar por edhe mobilizimi kombëtar.

“Kriminelët serbë të luftës duhet të përballen me drejtësi, sepse këto krime sikur nuk vjetrohen as nuk falen”.

Related posts

Gjermania dëbon dhjetëra afganë në Afganistan

admin6

Mitsotakis: Nga 1 prilli, paga minimale në Greqi do të jetë 780 euro

rezart morina

Gjykata në Bosnje konfirmon aktakuzën ndaj Dodikut

rezart morina