RTV AHIRETI
Shëndetësi

Studim i ri/ Kujtimet më të hershme ndoshta janë ende të ruajtura në trurin tonë!

studim-i-ri/-kujtimet-me-te-hershme-ndoshta-jane-ende-te-ruajtura-ne-trurin-tone!

Sipas shkencëtarëve kujtimet më të hershme ndoshta janë ende të ruajtura në trurin tonë.

Ne mund të mos i mbajmë mend ato, por hulumtimet mbi minjtë tregojnë se truri ynë ende i ruan këto kujtime. Një studim i ri ka zbuluar një rol befasues që luan sistemi imunitar i nënës në rregullimin e qasjes në kujtimet e momenteve më të hershme të jetës, të njohura si amnezia infantile.

“Amnezia infantile është ndoshta forma më e përhapur por e nënvlerësuar e humbjes së kujtesës tek njerëzit dhe gjitarët,”-thotë neuroshkencëtari Tomas Rajan. “Megjithë rëndësinë e saj të madhe, dihet pak për kushtet biologjike që qëndrojnë në themel të kësaj amnezie dhe ndikimin e saj në qelizat që kodojnë çdo memorie. Si shoqëri, ne supozojmë se të harruarit që nga fëmijëria është një fakt i pashmangshëm i jetës, kështu që i kushtojmë pak vëmendje”, tha ai.

Autobiografia jonë mendore zakonisht fillon diku midis moshës dy dhe tre vjeç, por nuk është se truri ynë nuk është i aftë të perceptojë botën para asaj moshe. Studimet me minj tregojnë gjithashtu se truri ynë është plotësisht i aftë të formojë kujtime, duke i ruajtur ato në një lloj biblioteke neurologjike në formën e strukturave të quajtura engrame.

Amnezia infantile te minjtë parandalohet nga përdorimi i barnave të caktuara të drejtuara ndaj neurotransmetuesve të caktuar, si dhe nga përdorimi i kortikosteroideve. Duke përdorur minj të rinj dhe të rritur të trajnuar për t’u frikësuar nga goditja elektrike, studiuesit krahasuan minjtë e lindur nga nënat të cilat treguan një përgjigje imune gjatë mesit të shtatzënisë.

Pasardhësit meshkuj të këtyre nënave jo vetëm që treguan shenja të mangësive në sjelljen sociale, të ngjashme me ato të individëve me çrregullim të spektrit të autizmit, por gjithashtu treguan prova të kujtimit të ngjarjeve të frikshme për shumë më gjatë se motrat e tyre dhe minjtë e grupit kontrollues. Një pjesë kyçe e procesit është një faktor i vogël imunitar proteinik i quajtur citokina IL-17a. Minjtë meshkuj të lindur nga nëna, tek të cilët kjo proteinë ishte hequr, përjetuan ende amnezi infantile kur të njëjtat përgjigje imune u stimuluan gjatë shtatzënisë.

Related posts

Mandarinat Kumkat, frutat e arta për diabetikët

admin

Mungesa e këtyre Vitaminave po u shkakton dhimbje këmbësh

rezart morina

Këto ushqime ua ndreqin humorin dhe largojnë mërzinë

admin