RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stuhia arktike godet SHBA-në, anulohen mijëra fluturime, temperaturat deri në minus 45 gradë

stuhia-arktike-godet-shba-ne,-anulohen-mijera-fluturime,-temperaturat-deri-ne-minus-45-grade

Të paktën 5.300 fluturime janë anuluar në të gjithë SHBA-në për shkak të stuhisë së fuqishme arktike që ka goditur pjesët qendrore dhe lindore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të stuhisë së fuqishme dimërore të Arktikut, janë lëshuar paralajmërime për më shumë se 135 milionë qytetarë, sipas BBC.

Zonat që do të ndjejnë efektet e stuhisë së dimrit shtrihet deri në Florida dhe në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës.

Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e ulëta që shkaktojnë probleme të mëdha në SHBA dhe Kanada mund të çojnë në ngrirje në lëkurën e zhveshur brenda 5 deri në 10 minuta. Ata paralajmëruan për rrezikun e madh të ngrirjes që ndodh për shkak të qarkullimit të reduktuar të gjakut. Mungesa e gjakut të ngrohtë mund të çojë në ngrirje dhe këputje të indeve dhe në disa raste në amputim.

“Kjo nuk është vetëm një ditë bore sikur ishit fëmijë, kjo është një punë serioze”, tha të enjten presidenti amerikan Joe Biden.

Meteorologët parashikojnë se moti i acartë mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në dekada.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se temperaturat prej minus 45 gradë Celsius janë të mundshme deri në fund të kësaj jave në disa pjesë të vendit.

Një masë ajrore arktike parashikohet të sjellë erëra të forta dhe temperatura prej minus 9.4 gradë Celsius në El Paso të Teksasit, ku emigrantët e sapoardhur pa dokumente flenë në rrugët e qytetit.

Meteorologët parashikojnë se stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një “ciklon bombastik” deri të premten, apo mund të forcohet me shpejtësi të madhe.

Guvernatorja e shtetit të New Yorkut, Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përpara stuhisë. Ajo tha se ekziston rreziku i ndërprerjes së ujit, i cili ndodh kur copa të mëdha akulli bllokojnë rrjedhën e lumit, gjë që mund të shkaktojë përmbytje. Gjithashtu edhe guvernatorët e Kentakit, Karolinës së Veriut, Virginias Perëndimore, Georgias dhe Oklahomas shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Në Kanada, pjesa më e madhe e Ontarios dhe pjesë të Quebec-ut po përgatiten për një stuhi të madhe dimërore që pritet të zgjasë gjatë fundjavës së Krishtlindjeve.

Related posts

MINT: Audio-incizimet janë të pavërteta, shpifjet do të denoncohen

rezart morina

“Rusia tenton të destabilizojë Ballkanin Perëndimor me metoda klasike”- Ambasadorja amerikane në NATO: Po monitorojmë me kujdes çdo veprim

admin

“Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina”- Ministri gjerman: Dembelizmi s’është alternativë! BE duhet të tregojë më shumë unitet!

admin