RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stuhia “Boris” shkakton dëme të jashtëzakonshme në Europën Qendrore dhe Lindore, vendet më të prekura

stuhia-“boris”-shkakton-deme-te-jashtezakonshme-ne-europen-qendrore-dhe-lindore,-vendet-me-te-prekura

Stuhia “Boris” ka shkaktuar probleme të mëdha në shumë vende në Europë. Nga pamjet e raportuara nga mediat e huaja shihen imazhe të vendeve të përmbytura, ndërsa numri i viktimave është shtatë.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Poloni, Republikën Çeke dhe në Austri. Por gjithashtu probleme nga stuhia reshjet e shumta dhe përmbytjet janë raportuar në Hungari, Gjermaninë juglindore.

Gati 80 % një qyteti në Republikën Çeke, Krnov, është zhytur nën ujë, ndërsa operacionet për shpëtimin e qytetarëve janë tejet të vështira.

Nga ana tjetër Kryeministri polak Donald Tusk, thotë se qeveria e tij do të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa autoritetet luftojnë për t’u marrë me pasojat e përmbytjeve. /abcnews

Related posts

Escobar: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës

rezart morina

Atiq: Çfarëdo problemi që kanë qytetarët, angazhimin e kemi me i rregullu

admin

Qëlloi për vdekje tezen e tij me armë gjahu dhe e raportoi si vrasje, si u zbulua krimi i 36-vjeçarit! Çfarë ndodhi brenda banesës mes viktimës e nipit të saj

admin