RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudan, 14 punëtorë të vdekur nga shembja e minirës së arit

sudan,-14-punetore-te-vdekur-nga-shembja-e-minires-se-arit

Autoritetet sudaneze raportuan vdekjen e 14 punëtorëve nga shembja e një miniere ari në veri të vendit, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve SUNA, duke cituar një zyrtar të sigurisë, tha se trupat e katër punëtorëve u nxorën sot nga miniera e shembur në Wadi Halfa afër kufirit të Sudanit me Egjiptin.

Gati 20 punëtorë të bllokuar u shpëtuan nga miniera e arit, tha agjencia.

Dëshmitarët përmendën si shkak përdorimin e makinerive të rënda nga punëtorët për shembjen e minierës që ka ndodhur të enjten.

Incidentet në minierat e arit janë të shpeshta në Sudan pasi punëtorët përdorin pajisje të vjetra, si dhe për shkak të masave të dobëta të sigurisë.

Sudani është një prodhues i madh ari dhe mbështetet tek ai si një burim i të ardhurave të jashtme.

Gati dy milionë sudanezë punojnë ilegalisht në sektorin e minierave të arit dhe prodhojnë rreth 80 për qind të prodhimit të arit në vend.

Related posts

Tre palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

admin

IKSHPK: Fillon faza e dytë e vaksinimit kundër HPV për vajzat e reja

rezart morina

LVV: S’ka pasur diskutime me PDK-në për shpërndarje të Kuvendit, deklarata e Çitakut e pavërtetë

RTI