Numri i personave që humbën jetën si pasojë e epidemisë së kolerës në Sudan është rritur në 335, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë sudaneze të Shëndetësisë thuhet se numri i rasteve të kolerës në vend është rritur në 10.567.
Gjithashtu thuhet se numri i viktimave nga kolera ka arritur në 335.
Shirat dhe përmbytjet që kanë qenë efektive në Sudan që nga qershori kanë çuar në përhapjen e kolerës. Autoritetet sudaneze e shpallën kolerën epidemi më 12 gusht.
Në Sudan, ku lufta vazhdon dhe sistemi shëndetësor nuk funksionon në mënyrë efektive, përhapja e sëmundjeve epidemike e bën jetën edhe më të vështirë.