RTV AHIRETI
Lajme

Suedi, arrestohen 15 persona që u përpoqën të pengojnë sulmin ndaj Kuranit

suedi,-arrestohen-15-persona-qe-u-perpoqen-te-pengojne-sulmin-ndaj-kuranit
Stockholm

Në rajonin Varnhemstorget ku janë të përqendruar muslimanët në qytetin Malmö të Suedisë, janë arrestuar 15 persona pas përpjekjes për të penguar Salwan Momika-n me origjinë irakiane i cili sulmoi Kuranin nën mbrojtjen e policisë, raporton Anadolu.

Momika mbërriti në vendngjarje nën mbrojtje të gjerë policore dhe pavarësisht reagimeve ai dogji Kuranin.

Rreth 100 protestues që u mblodhën në zonë, hodhën gurë dhe shishe ndaj Momika-s dhe policisë. Pas kësaj, policia largoi nga vendi i ngjarjes Momika-n dhe më pas mes protestuesve dhe policisë u shënuan përleshje. Pas ngjarjes policia njoftoi se ka arrestuar 15 persona.

Në njoftimin e policisë së Malmö-s thuhet se akti ishte shumë i dhunshëm dhe se herë-herë ka shpërthyer rebelim. Policia ka ndërmarrë masa kundër mundësisë së shfaqjes sërish të një incidenti.

– Provokimet kundër Kuranit të Shenjtë në Suedi

Ndërsa sulmet kundër Kuranit janë intensifikuar kohët e fundit në Suedi dhe Danimarkë, lejimi i këtyre provokimeve është pritur me reagime.

Rasmus Paludan, politikani danez i ekstremit të djathtë dhe lider i Partisë “Stram Kurs”, vazhdoi provokimet e tij për djegien e Kuranit të Shenjtë në qytetet suedeze Malmö, Norköpin dhe Jönköping dhe në kryeqytetin Stokholm gjatë festave të Pashkëve në vitin 2022.

Paludan dogji Kuranin përpara Ambasadës së Türkiyes në Stokholm më 21 janar dhe Ambasadës së Türkiye-s në Kopenhagë më 27 janar. Sërish në Stokholm, Momika i vuri zjarrin Kuranit nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit më 28 qershor, që përkoi me ditën e parë të Kurban Bajramit.

Momika shkeli Kuranin dhe flamurin irakian nën mbrojtjen e policisë përpara Ambasadës së Irakut në Stokholm më 20 korrik dhe para Parlamentit suedez më 14 dhe 31 gusht.

Po ashtu, Bahrami Marjan, me origjinë iraniane, dogji Kuranin në plazhin Angbybadet të Stokholmit më 3 gusht nën mbrojtjen e policisë.

Related posts

Në vendet perëndimore rritet përqindja e familjeve multiracore dhe popullsia e imigrantëve

rezart morina

Trupat e 100 palestinezëve të dorëzuar nga Izraeli u varrosën në një varr masiv

rezart morina

Viza e re e Gjermanisë synon punonjësit e huaj: Kur do të nisë dhe kush ka të drejtë?

admin