RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedi, sulm islamofobik ndaj një xhamie në Stockholm

suedi,-sulm-islamofobik-ndaj-nje-xhamie-ne-stockholm

Një sulm islamofobik është kryer duke lënë një kopje të dëmtuar të Kuranit në afërsi të derës hyrëse të një xhamie në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të xhamisë në Stockholm thuhet se muslimanët janë fyer pasi kopja e Kuranit të shkatërruar është lidhur me zinxhir në hekurin e kopshtit në afërsi të derës së xhamisë.

“Xhamia dhe besimtarët tanë marrin kërcënime gjerësisht. Racistët për të njollosur ata që nuk janë prej tyre gjithmonë ndërmarrin një iniciativë të re. Po ndajmë këtë fotografi dhe informacione për të tërhequr vëmendjen e xhematit dhe të opinionit publik si dhe që krimi i urrejtjes të mos normalizohet”, thuhet në deklaratën ku paraqitet edhe fotografia lidhur me ngjarjen.

Edhe më parë në derën e xhamisë është vizatuar me bojë shumë herë kryqi nazist si dhe janë shkruar shkrime islamofobike.

Related posts

Biden mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por thotë se së pari duhet të përfundojë lufta

admin

Borrell rendit hapat që Kurti duhet të ndërmerrë për shtensionim të situatës në veri

Muhamet Ramadani

Pse Serbia është e rëndësishme për Xi Jinping? Analiza: Vizita, forcim i ‘miqësisë së çeliktë’ mes dy vendeve! Përkon me 25-vjetorin e bombardimit të Ambasadës kineze nga NATO

admin