RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulmohen me shok-bombë zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

sulmohen-me-shok-bombe-zyrtaret-policore-ne-veri-te-mitrovices

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Siç njofton policia, bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë.

“Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale, ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla.

Related posts

Arabia Saudite bën thirrje për vetëpërmbajtje

rezart morina

Walker për masakrën e Reçakut: Serbia donte që bota të mos dëgjonte, por falë Zotit kjo nuk ndodhi

admin

Banorët e Reznikut dëshmojnë për krimet e Sllagjan Trajkoviqit

admin