Disa ushtarë amerikanë u plagosën në sulmin me raketa që u krye ndaj bazës ajrore ushtarake Al Asad të SHBA-së në Irak, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të publikuar në median amerikane dhe i cili bazohet në zyrtarë amerikanë që nuk identifikohen, thuhet se një bazë ajrore e SHBA-së në Irak u sulmua.
Zyrtarët amerikanë të cilët kanë bërë vlerësimin e parë lidhur me sulmin, njoftuan se sulmi i kryer ndaj bazës ajrore Al Asad është një sulm me raketa dhe se në këtë sulm janë plagosur disa ushtarë amerikanë.
Teksa Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen, nuk dihet ende nëse sulmi në fjalë është kryer apo jo nga grupe të mbështetura nga Irani si një shtrirje e tensionit në rritje mes Iranit dhe Izraelit.