RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sunak: Asnjë alternativë ndaj inflacionit, përveç rritjes së normave të interesit

sunak:-asnje-alternative-ndaj-inflacionit,-pervec-rritjes-se-normave-te-interesit

Kryeministri britanik Rishi Sunak u ka kërkuar britanikëve me para’ të kufizuara që të mbajnë nervat me rritjen e normave të interesit, pasi theksoi se nuk ka alternativë tjetër për frenimin e inflacionit.

Kryeministri tha se “inflacioni është armiku”, ndërsa mbrojti vendimin e Bankës së Anglisë për të rritur normat e interesit në nivelin më të lartë 15-vjeçar javën e kaluar duke ngritur presionin mbi poseduesit e hipotekave.

Banka Qendrore lëshoi rritjen e saj të 13-të radhazi të normës së interesit, këtë herë me gjysmë pikë përqindjeje nga 4,5% në 5% në rritjen më të madhe që nga shkurti.

Rritja synon të ulë inflacionin, i cili mat normën e rritjes së çmimeve dhe mbeti në 8,7% në maj, pavarësisht përpjekjeve për ta zbutur atë.

Rritja e normave i bëri pronarët e hipotekave të përgatiten për një rritje të madhe në pagesat e tyre mujore.

Sunak tha se “Banka e Anglisë po bën gjënë e duhur. Banka e Anglisë ka mbështetjen time të plotë. Inflacioni është armiku për të gjitha arsyet për të cilat kemi folur. Inflacioni është ai që i bën njerëzit më të varfër”.

I pyetur nëse ka rrugë tjetër përveç rritjes së normave të interesit, kryeministri tha se “nuk ka alternativë për të ulur inflacionin. E kuptoj se kjo është sfiduese, por ne duhet t’i përmbahemi kursit. Unë dua që njerëzit të sigurohen se ne duhet të përmbajmë nervat” /atsh

Related posts

Megjithatë s’ka normalitet, edhe sot kufizime të rrymës

admin

Sveçla: Çështje e Urës së Ibrit është mbyllur më 2016-tën, nuk është pjesë e dialogut

admin

Austri: 700 të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore brenda vitit

rezart morina