Një oficer policie është suspenduar pas një videoje që u bë virale ku ai shfaqej duke shkelmuar dhe goditur me këmbë në kokë një person në aeroportin e Manchesterit, duke shkaktuar protesta të gjera dhe shqetësime për sjelljen e policisë, transmeton Anadolu.
Një oficer i Policisë së Mançesterit (GMP) është suspenduar pasi një video që tregonte atë duke shkelmuar një të dyshuar në kokë në Aeroportin e Mançesterit u bë virale, sipas SkyNews.
Incidenti, i cili ndodhi të martën në mbrëmje, shkaktoi një protestë të rreth 200 personave jashtë Stacionit të Policisë Rochdale të mërkurën mbrëma, me thirrjet “GMP turp për ju!”, me akuza për racizëm institucional.
GMP pranoi “ndjenjën e jashtëzakonshme të shqetësimit” dhe ia referoi incidentin Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC) për një hetim të plotë.
Paul Waugh, deputeti i Laburistëve për qarkun Rochdale, e përshkroi videon si “tronditëse dhe shqetësuese” dhe ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë.
Pamjet tregojnë një oficer policie që mban një burrë të shtrirë me fytyrën poshtë duke e sulmuar me Taser, pajisje me rrymë elektrike, dhe më pas e godit me këmbë në kokë, teksa oficerët e tjerë i largojnë personat përreth.
Dëshmitari Amar Minhas, i cili e pa incidentin, tha se burri ishte ngjitur pas një muri dhe më pas ishte goditur me Taser përpara se të shkelmohej.
GMP deklaroi se oficerët u thirrën në Terminalin 2 të Aeroportit të Mançesterit për shkak të raportimeve për një zënkë.
Gjatë arrestimit, tre oficerë u sulmuan dhunshëm, ku njëri ia pësoi me një hundë të thyer dhe të tjerët kërkuan trajtim spitalor.
Katër burra u arrestuan për grindje dhe sulm ndaj punonjësve të shërbimit të urgjencës.
Kryetari i Bashkisë së Mançesterit, Andy Burnham, dhe ministrja e Zyrës së Brendshme, Dame Diana Johnson, kanë shprehur shqetësime për incidentin. Burnham e përshkroi videon si “shqetësuese” dhe Johnson kërkon informacionin e plotë nga GMP.
A longer 5 min clip I will upload in parts, this video evidences the utter brutality & arrogance of the officers.
Disgraceful @gmpolice pic.twitter.com/2GGT5y4NJq
— Mohammed H Congress (@Congy99) July 24, 2024