Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se tashmë veçse ka filluar testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit.
Sveçla ka bërë të ditur se ura do të hapet në momentin kur përfundojnë proceset, derisa tha se nuk është çështje e dialogut Kosovë – Serbi.
“Inspektimi është në dy faza… jemi në proces, jemi duke bë punë sipas planit, të cilin po e ndajmë me gjithë bashkëpunëtorët dhe nuk po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Kjo çështje është mbyllur në vitin 2016, nuk është çështje e dialogut fare. Kjo është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe është çështje e një vendimi, i cili tashmë është publik”, tha ministri gjatë vizitës së tij në Urën e Ibrit.
I pyetur për protestat e serbëve, të cilët sot kundërshtuan hapjen e qarkullimit për automjete ministri tha se ata kanë të drejtë pasi që është e drejtë demokratike.