Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se në armatimin që kanë sekuestruar në veri, ka armë që janë të vitit 2021 të ushtrisë serbe.
Sveçla para mediave konfirmoi se plani terroristëve për ta destabilizuar vendin ka dështuar, transmeton Telegrafi.
“Policia jonë është ballafaquar me sulme të organizuara. Mjete të rëndë, autoblinda, falë profesionalizimit të policisë sonë, plani i tyre ka dështuar. Në shkëmbimin me zjarr kanë mbetur tre të vrarë, të gjithë më uniforma, ndërsa janë arrestuar dy të uniformuar, dhe katër që kanë pasur rolin mbështetës. Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion, 6 terroristë po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, ftoj Policinë e Serbisë t’i dorëzojë ata”, tha ai.
Ministria pohoi se në objektet brenda Manastirit, janë gjetur harta, e plane që tregojnë për planin e tyre të mirë menduar.
“Organizim terrorist i urdhëruar nga Beogradi, nuk ka të bëjë më organizim të shpejtë. Në materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit, Milan Radojçiq. Ka pasur përfshirje të qindra personave, ka armë ushtarake të vitit 2021 që janë furnizim nga Ushtria e Serbisë. Serbia po shfrytëzon kriminelët”, pohoi ministri.