RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla pas mbylljes së bankës serbe në veri: Sundimi i rendit dhe ligjit do vazhdojë

svecla-pas-mbylljes-se-bankes-serbe-ne-veri:-sundimi-i-rendit-dhe-ligjit-do-vazhdoje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se me urdhër të prokurorit janë mbyllur gjashtë njësi të së ashtuquajturës Banka Postare e Kursimeve në veri të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla tha se një aksion i tillë është bërë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë dhe në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës.

“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi.

Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar”, ka shkruar Sveçla.

Related posts

Pamjet/ “S’e kam vrarë, erdhi në jetë e vdekur”- Nëna lindi foshnjën në hotel, momenti kur babai e hedh në koshin e mbeturiave

admin

42 raste me Covid-19 të hënën në Kosovë

admin

Pas Kurtit, Lajçak shkon për ta takuar Vuçiqin në Serbi

rezart morina