reaguar pasi u tentua t’i vihet zjarri një ëmbëltores në Mitrovicë të Veriut.
Ai ka thënë se “lufta e pandalshme kundër grupeve kriminale të Serbisë dhe neutralizimi i ndikimit të tyre në masë ka arritur të krijojë normalitet jetese”.
Sveçla ka thënë se kjo “i pengon disa mbetjeve kriminale të Serbisë në veri”.
Ministri Sveçla e ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar që të identifikohen autorët dhe të sillen para drejtësisë.
“Dënoj ashpër këtë sulm dhe kërkoj nga organet përkatëse në identifikimin sa më të shpejtë të kryesve e këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre para drejtësisë. Sulmet e tilla nuk do të na zmbrapsin assesi dhe jam i bindur se nuk do ti frikësojnë e ndalin as qytetarët tanë. Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin”.