RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Pika kufitare në Merdarë e hapur për të gjitha mallrat, të tjerat kur të funksionalizohen skanerët

svecla:-pika-kufitare-ne-merdare-e-hapur-per-te-gjitha-mallrat,-te-tjerat-kur-te-funksionalizohen-skaneret

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdarë për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.

Sveçla tha se pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t`i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X.

“Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare”, ka shkruar Sveçla.

Më tej, ai bëri të ditur se transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare.

Related posts

Moska përjashton pjesëmarrjen në samitin e dytë të paqes

RTI

Senatori amerikan: Turqia është kërcënimi më i madh për Mesdheun Lindor

admin

5 punonjës të huaj humanitar vriten në sulmin ajror izraelit në Deir al-Balah të Gazës

admin6