RTV AHIRETI
Lajme

Sveçla pret ministrin britanik, flasin për sigurinë e kufirit

svecla-pret-ministrin-britanik,-flasin-per-sigurine-e-kufirit

Ministri britanik Kundër Emigrimit të Paligjshëm, Michael Tomlinson, po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Ai është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kështu ka njoftuar Ambasada britanike përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.

“Sot në Kosovë, ne mirëpritëm ministrin britanik Kundër Emigrimit të Paligjshëm, Michael Tomlinson, ku ai shkëmbeu pikëpamjet me ministrin Xhelal Sveçla mbi mënyrat se si vendet tona mund të intensifikojnë bashkëpunimin në sigurinë e kufirit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas njoftimit, të dy ministrat kanë shkuar për të parë nga afër një demonstrim të mbështetjes praktike britanike në kufirin në Vërmicë, teksa do të udhëtojnë për në Konferencën rajonale në Tiranë, për emigracionin ilegal dhe sigurinë e kufirit.

The post Sveçla pret ministrin britanik, flasin për sigurinë e kufirit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok! Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social, çfarë pritet të ndodhë

admin

Kurti thotë se nesër shkon në Bruksel për takim me Vuçiqin

rezart morina

Sulm në Holandë, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë! Autori bërtiste “Allahu akbar”! Dëshmitarët: Donte të shkaktonte shumë viktima

admin