Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ku temë diskutimi ka qenë siguria në veri të vendit.
Ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Mbretëria e Bashkuar për institucionet e sigurisë në Kosovë.
Po ashtu, ai përshëndeti gatishmërinë e tyre për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit të organizuar.
“Ky takim u vlerësua nga të dyja palët si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve në fushën e sigurisë në Kosovë, duke përmirësuar kështu ambientin e sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet mes tjerash në një njoftim në Facebook.