RTV AHIRETI
Lajme

Tajlanda heq regjimin e vizave për kosovarët

tajlanda-heq-regjimin-e-vizave-per-kosovaret

Tajlanda është vendi i radhës që ka hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Anadolu.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se ky është një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës kosovare.

Gërvalla tha po ashtu se kjo arritje reflekton përkushtimin kosovar të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës.

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës pas shumë vjet pritje kanë të drejtë të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen, ndërsa disa ditë më vonë regjimin e vizave për Kosovën e hoqi edhe Spanja e cila nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

The post Tajlanda heq regjimin e vizave për kosovarët first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Austria intensifikon fushatën kundër emigrimit

admin

Kriza e ujit në Rafah përkeqëson jetën për palestinezët e zhvendosur

admin

Blinken mbërrin në Egjipt, më pas viziton Izraelin dhe Palestinën

admin