RTV AHIRETI
Lajme

Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve

takimi-i-kurtit-me-drejtorin-e-cia-s,-qeveria-e-kosoves:-deshmi-e-marredhenieve-te-forta-ndermjet-dy-shteteve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot shefin e CIA-s, Willaim Burns, ndërkaq në një njoftim të Qeverisë së Kosovës thuhet se vizita e Burnsit në Kosovë është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve.

Në një postim në Facebook, nga Qeveria e Kosovës thuhet se vizita historike e Drejtorit të CIA-s, William Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Drejtorin e CIA-s, William Burns.

Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA, ku u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n.

Vizita historike e Drejtorit të CIA-s, z. William Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Sipas Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti e falënderoi drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi Drejtorin Burns me rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar që të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të shtetit tonë demokratik. Në këto tri vitet e fundit, ai shtoi që Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% kurse buxheti shtetëror për 35%, me ç’rast 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Spanja po planifikon skemën e vizave të “nomadëve dixhitalë” për të tërhequr njerëzit që punojnë në distancë

admin

Riorganizimi i Putinit, analistët: Tregon se ai mund të përgatitet për një konfrontim të ardhshëm me NATO-n

admin

Përurohet nënstaconi policor në Leposaviq

RTI