RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Takimi Vuçiq-Al Saud: Serbia është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit me Arabinë Saudite

takimi-vuciq-al-saud:-serbia-eshte-e-interesuar-per-thellimin-e-bashkepunimit-me-arabine-saudite

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot në Beograd ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan al-Saud, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, industrisë ushtarake, energjisë, e veçanërisht në sferën e burimeve të rinovueshme të energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga zyra e presidentit thuhet se Vuçiq e falënderoi mysafirin për vizitën e parë dypalëshe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite në Beograd dhe shtoi se Serbia është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit me Mbretërinë, të cilën e sheh si një partner potencialisht të rëndësishëm.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, bashkëbiseduesit u pajtuan se ekzistojnë potenciale të shumta të pashfrytëzuara për zhvillimin e partneritetit në fushën e bujqësisë, turizmit, ndërtimit, sektorit të IT-së dhe energjisë si dhe në sferën e burimeve të rinovueshme të energjisë, gjë që u diskutua konkretisht në takim. Bashkëbiseduesit theksuan edhe fushat e bashkëpunimit ushtarako-ekonomik, ushtarako-mjekësor dhe ushtarako-arsimor, të cilat duhet të forcohen dhe përmirësohen më tej në periudhën e ardhshme.

Presidenti serb potencoi se kompani të shumta të mëdha botërore operojnë me sukses në Serbi për një kohë të gjatë. Ai ftoi biznesmenë dhe investitorë nga Arabia Saudite që të investojnë në Serbi dhe të marrin pjesë në projekte të përbashkëta me biznesmenët e tyre.

Al-Saud shtoi se komuniteti i biznesit është një faktor kyç në ndërtimin e marrëdhënieve të mira midis vendeve dhe shprehu interes për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë ndërsa bashkëbiseduesit ranë dakord të angazhohen më shumë për të lidhur komunitetin e biznesit të të dyja vendeve si dhe organizimin e një samiti biznesi që do të bashkonte biznesmenë dhe investitorë të suksesshëm që do të përmirësonte ndjeshëm marrëdhëniet ekonomike midis Serbisë dhe Arabisë Saudite.

Në takim u diskutuan mënyrat për përmirësimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe dhe ekonomike si dhe dialogun politik në të gjitha nivelet, si bazë për lidhje dhe mirëkuptim më të thellë të ndërsjellë për çështjet me rëndësi në nivel dypalësh dhe shumëpalësh, përfundon Zyra e presidentit të Serbisë. /aa

Related posts

Sondazh: Gjysma e popullatës daneze mbështet ndalimin e djegies së Kuranit

rezart morina

112 palestinezë të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit, numri total rritet në 27.131

admin

VIDEO/ Donald Trump u qëllua me plumb në vesh, por çfarë ndodhi me aleatin e tij, Rudy Giuliani?

admin