RTV AHIRETI
Lajme

Taravari: Deri të premten pritet të arrihet marrëveshja finale për formimin e Qeverisë

taravari:-deri-te-premten-pritet-te-arrihet-marreveshja-finale-per-formimin-e-qeverise

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një ndër liderët e VLEN-it, Arben Taravari në lidhje me zhvillimet në Gjykatën Administrative për sjelljen e vendimit për rivotim shpreh se kryetari i Gjykatës Administrative ushtron presion ndaj gjyqtarëve.

“Nga mëngjesi kam informata se ka presion të jashtëzakonshëm prej kryetarit të Gjykatës Administrative, i cili ushtron presion ndaj gjykatësve të cilët duhet ta punojnë lëndën për rivotim. Uroj dhe shpresoj se gjykatësi ta mendon se gjykatësi mund të ketë përgjegjësi për të gjithë, duke përfshirë edhe gjykatësin në qoftë se vazhdojnë të ushtrojnë presion”, tha Taravari duke shtuar se gjykatësit duhet të vendosin pa marrë anë dhe në mënyrë të drejtë.

Taravari theksoi se BDI është mësuar që ta ketë gjykatën me vete dhe nën kontroll dhe se nuk është normale të ushtrohet presion ndaj gjyqtarëve.

“BDI është mësuar që ta ketë gjykatën e vete dhe nën kontroll të vet, dhe çdo gjë, si të vendosin në Reçicë ashtu të sillet vendim edhe gjykatësi. Besoj se kryetari i gjykatës duhet ta mendojë se pas 15 qershorit do të ketë Qeveri të re dhe nuk është normale që të bëhet presion ndaj gjykatësve për sjelljen e vendimit”, u shpreh Taravari.

Taravari poashtu ka deklaruar se pret që deri në fund të javës së ardhshme të arrihet marrëveshje rreth qeverisë së ardhshme.

Taravari ka shtuar se po mbizotëron atmosferë pozitive ndërmjet grupeve punuese të VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së.

“Shpresoj se deri në fund të javës së ardhshme do të kemi marrëveshje për programin qeveritar dhe ndarjen e resorëve, gjegjësisht kush dhe ku do të jetë ministër. Ne si kryetar të partive kemi patur dy takime, më tej në mënyrë intensive punojnë grupet e punës, shpresoj deri të hënën do të dalim me program të përbashkët ndërsa deri të premten do të kemi praktikisht marrëveshje për qeverinë e re”, ka deklaruar Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

The post Taravari: Deri të premten pritet të arrihet marrëveshja finale për formimin e Qeverisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Zëvendës ministri i Jashtëm i Kosovës: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE

admin

Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë një sëri çështjesh me interesa të përbashkëta

rezart morina

Refugjatët Rohinga dhurojnë batanije për viktimat e tërmetit në Turqi – VIDEO

rezart morina