RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 16.859 fëmijë të vr’arë në lu’ftën iz’raelite në Rripin e Ga’zës

te-pakten-16.859-femije-te-vr’are-ne-lu’ften-iz’raelite-ne-rripin-e-ga’zes

Të paktën 17 mijë fëmijë palestinezë janë vrarë në luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar.

Ismail al-Thawabta, i cili drejton zyrën e mediave të qeverisë së Gazës, për Anadolu bëri të ditur se “rreth 25.980 fëmijë palestinezë tani jetojnë në Gaza pa një ose të dy prindërit për shkak të agresionit izraelit”.

Al-Thawabta tha se të paktën 16.859 fëmijë, përfshirë 171 foshnja, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar vazhdimisht se “fëmijët e Gazës kanë duruar tmerre të paimagjinueshme” nën sulmet e pamëshirshme izraelite.

Izraeli vazhdon me ofensivën brutale ndaj Rripit të Gazës pas sulmit ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, të paktën 41.600 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe më shumë se 96.200 të tjerë janë plagosur.

Sulmi izraelit ka shkaktuar zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë së territorit palestinez mes një bllokade që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Për veprimet e tij në Gaza, Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Related posts

Urimi i Myftiu të Kosovës, Naim ef. Tërnava, me rastin e festës së Fitër – Bajramit

rezart morina

Papa Françesku zhvillon vizitë në Mongoli

rezart morina

Arabia Saudite synon ta bëjë Mekën dhe Medinën “qendër të aktiviteteve të ekonomisë islame”

admin