RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 27 të vd’ekur nga përmb’ytjet në shtetin Assam të Indisë

te-pakten-27-te-vd’ekur-nga-permb’ytjet-ne-shtetin-assam-te-indise

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe rreth 171 mijë janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat në shtetin Assam të Indisë, transmeton Anadolu.

Hindustan Times, duke cituar Autoritetin Shtetëror të Menaxhimit të Fatkeqësive të Assamit (ASDMA), tha se përmbytjet kanë ndikuar negativisht në jetën e rreth 390 mijë njerëzve.

Zyrtarët e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive raportuan se 7 nga 27 personat që humbën jetën nga përmbytjet ishin nga rajoni Karimganj, ndërsa një fëmijë 7-vjeçar nga rrethi Barpeta ka humbur jetën kur anija në të cilën ndodhej është përmbysur.

Zyrtarët e shtetit të Assam vunë në dukje se 245 kampe të përkohshme ndihme janë krijuar në 17 rajone.

Zyrtarët deklaruan se 15.160 nga rreth 171 mijë njerëz të zhvendosur janë vendosur në kampe të përkohshme humanitare.

Sipas të dhënave të shpallura nga Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD), reshjet e shiut ishin 50 për qind mbi normën sezonale në shtetin Assam midis 1 dhe 19 qershorit.

Related posts

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit

admin

Hamasi: Në 72 orët e fundit kemi shkatërruar 60 automjete ushtarake izraelite në Gaza

rezart morina

Stoltenberg: Pres që Turqia të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO në tetor

rezart morina