RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 7 të vd’ekur në su’lmet iz’raelite në Siri

te-pakten-7-te-vd’ekur-ne-su’lmet-iz’raelite-ne-siri

Të paktën shtatë persona, përfshirë tre civilë sirianë, u vranë mbrëmjen e së dielës në sulmet ajrore izraelite kundër objekteve ushtarake në Sirinë qendrore, duke përfshirë një qendër kërkimore shkencore, sipas informacioneve nga një OJQ.

“Numri i viktimave të sulmit izraelit kundër distriktit Masyaf është shtatë, nga të cilët tre ishin civilë, duke përfshirë një burrë dhe djalin e tij që ishin në një makinë, dhe katër personel ushtarak të paidentifikuar”, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë joqeveritare me bazë që bazohet në një rrjet të gjerë burimesh në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Sulmi, i cili plagosi të paktën 15 persona të tjerë, shkatërroi ndërtesa dhe qendra të ushtrisë në një zonë ku ndodhen qendrat kërkimore shkencore në Masyaf, ku “organizata afër Iranit dhe ekspertë në zhvillimin e armëve janë të pranishme”, tha OJQ.

Related posts

Vriten 7 palestinezë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

admin

Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

RTI

Koreja e Veriut lëshon raketë pas paralajmërimit satelitor

admin