Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se të paktën 92 palestinezë u vranë gjatë natës nga sulmet izraelite, përfshirë në një kopsht fëmijësh në Rafah, ku njerëzit e zhvendosur ishin strehuar.
Banorët u mblodhën jashtë një spitali lokal në mëngjes për t’u falur namazin për të vdekurit pas një nate tjetër me shkatërrime të rënda dhe vdekje.
“Fëmijët thjesht po flinin dhe papritmas ndodhi bombardimi. Një nga fëmijët e mi vdiq ndërsa tre arritën të largoheshin”, tha banori Ahmad Bassam al-Jamal për agjencinë e lajmeve AFP.
Shqetësimet për një sulm të mundshëm tokësor izraelit në qytetin kufitar jugor janë shtuar ditët e fundit, me qindra mijëra të zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës që kërkojnë strehim në strehimore dhe kampe të improvizuara.