Shqiptarët po largohen drejt vendeve të Europës dhe këtë gjë e vërtetojnë shifrat, ku rezultojnë mbi 10 mijë persona të larguar.
Të rinjtë preferojnë Gjermaninë, duke bërë që Shqipëria të përballet më një valë të re emigracioni.
Disa nga të rinjtë janë marrë në intervistë nga gazetari i “Shqipëria Live” dhe kanë deklaruar se ikin me tremujore për të punuar.
“Po iki për Gjermani e kam gati punën, fjetjen, ushqimin të gjitha. Do punoj kamarier me një rrogë shumë më të mirë se këtu”, u shpreh një i ri pranë stacionit të autobusëve.
“Po iki për një jetë më të mirë. Sugjerimi më i mirë është të rri këtu por nga e keqja do ikim se ska të ardhme”, tha një tjetër i ri.
Me këto deklarata ata treguan se nuk shohin më opsion jetesën në Shqipëri, pasi nuk ka të ardhme.
Një reagim në lidhje me këtë çështje u bë edhe nga Flor Ackaj, i cili në një lidhje direkte nga vendi ku jeton, tregoi se Shqipëria ka shumë mungesa.
Ai tregoi se do të largohej nga Zvicra për tu rikthyer në vendlindje, pasi e do vendin e tij dhe dëshiron që të ketë përmirësime.
“Marin iniciativën edhe për të larë pjatat vetëm që të ikin nga vendi i tyre për një pagë më të mirë. Ne kujtojmë se vjen në Gjermani dhe do bësh një punë të mirë. Është shumë e rëndësishme mungesa e familjes. Unë kam udhëtuar në çdo cep të Gjermanisë për shkak të punës dhe kam parë që ka vende ku përshëndet arushën”, u shpreh Ackaj.
“Dua të kthehem për një të ardhme më të mirë, shëndetësi e arsim. E dua vendin tim më kënaq Shqipëria, edhe Zvicra është shumë e mirë por nuk ka si vendi jot. Në Shqipëri mungon siguria në ushqime është bërë kanceri si grip normal”, shtoi më tej ai. /topchannel