Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar ditën e sotme në sheshin e Bujanocit kundër diskriminimit nga Beogradi. kjo protestë po mbahet kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.
Protesta ka nisur me intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare.
“DUAM LIBRA SHQIP!”, “GJINEKOLOGJIA PËR GRATË SHQIPTARE KUJDES SHËNDETËSOR PA DISKRIMINIM GJUHËSOR!” janë disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar.
Gjithashtu kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të dalin për të protestuar. Sakaq Sinani ka theksuar se do të protestohet kundër shtypjes e diskriminimit që u bëhet shqiptarëve në Luginë nga Beogradi.
Një numër i madh i qytetarëve po marrin pjesë në këtë protestë, në mesin e të cilëve janë edhe përfaqësuesit e shqiptarë si kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe pjesëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
The post ‘Të shtypur po, të nënshtruar jo’! Shqiptarët në Bujanoc protestojnë kundër Vuçiç: Duam libra shqip! first appeared on Radio Televizioni Iliria.