RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Temperaturat rekord në Evropë në 2022 çuan në më shumë se 61 mijë vdekje

temperaturat-rekord-ne-evrope-ne-2022-cuan-ne-me-shume-se-61-mije-vdekje

Sipas një hulumtimi, në Evropë, në verën e vitit 2022, kur u përjetuan temperatura rekord të shkaktuara nga kriza klimatike, janë regjistruar më shumë se 61 mijë vdekje për shkak të motit të nxehtë, transmeton Anadolu.

Një grup ekspertësh ndërkombëtarë të shëndetit publik kanë përgatitur një hulumtim duke përdorur të dhënat e Entit Evropian të Statistikave (Eurostat), raportoi gazeta “The Guardian”.

Në hulumtim janë ekzaminuar të dhënat e vdekjeve nga moti i nxehtë, të regjistruara në 35 vende të Evropës midis 30 majit dhe 4 shtatorit 2022.

Thuhet se numri i vdekjeve është rritur në Evropën Jugore, ku janë regjistruar temperatura anormalisht të larta, më të ngrohta se në veri, dhe ku u përjetuan ditët më të nxehta të verës.

Në hulumtim thuhet se temperaturat mesatare në Evropë në verën e vitit 2022 kanë tejkaluar matjet e 30 viteve të mëparshme dhe se 11.637 persona kanë vdekur vetëm në datat 18-24 korrik, kur janë regjistruar temperaturat më të larta.

Sipas të dhënave, 61.672 persona kanë humbur jetën për shkaqe të lidhura me nxehtësinë në Evropë nga data 30 maj deri më 4 shtator 2022, kurse më së shumti vdekje janë regjistruar në Itali, Greqi, Spanjë dhe Portugali.

Thuhet se vetëm një pjesë e vogël e vdekjeve janë shkaktuar nga goditja e nxehtësisë, kurse shumica humbën jetën për shkak se moti i nxehtë pengoi trupin të përballet me problemet ekzistuese shëndetësore, si sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.

Shkencëtarët janë të shqetësuar se rekordet e temperaturës do të vazhdojnë

Duke theksuar se temperaturat janë rritur me 1,1 gradë në mbarë botën për shkak të ngrohjes globale, ekspertët shprehin shqetësimet e tyre se kjo rritje do të vazhdojë.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) njoftoi më 10 korrik se temperaturat e sipërfaqes së detit arritën nivele rekord në maj, qershor dhe korrik dhe se të dhënat e temperaturës në muajt e fundit do të rriten më tej me efektin e fenomenit El-Nino.

Related posts

​Pas kërcënimeve të Radojiqiçit, persona me simbole ruse shpalosin flamuj serbë në veri

admin

Kurtit i kërkohet të mos heqë dorë nga vendimet për targat dhe dokumentet

admin

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dëshmon ushtaraku amerikan: Kemi parë dokumente të paligjshme të…

admin