RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tentimi për atentat ndaj Trump-it, deputetët nga dy partitë kërkojë dorëheqjen e drejtoreshës së Shërbimit Sekret

tentimi-per-atentat-ndaj-trump-it,-deputetet-nga-dy-partite-kerkoje-doreheqjen-e-drejtoreshes-se-sherbimit-sekret

Kryetari i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës Republikane, James Comer, dhe deputeti Jamie Raskin, një demokrat i cili është anëtari më i lartë i komisionit, bënë thirrje për dorëheqjen e drejtoreshës së Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle, transmeton Anadolu.

“Më 13 korrik 2024, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen tuaj dështoi në mbrojtjen e ish-presidentit Donald Trump nga një atentat ku mbeti i vdekur Corey Comperatore dhe u plagosën rëndë të paktën dy persona të tjerë”, thanë Comer dhe Raskin në një deklaratë të përbashkët.

“Sot, ju nuk arritët të jepni përgjigje për pyetjet themelore në lidhje me atë dështim mahnitës operacional dhe të siguroni popullin amerikan se Shërbimi Sekret ka marrë mësimet dhe ka filluar të korrigjojë gabimet dhe dështimet e tij sistematike”, thuhet në deklaratën e deputetëve që vijnë nga dy partitë kryesore amerikane.

“Në mes të fushatës për zgjedhjet presidenciale, komiteti dhe populli amerikan kërkojnë llogaridhënie serioze institucionale dhe transparencë që ju nuk po ofroni. Ne ju bëjmë thirrje që të jepni dorëheqje si drejtor, si hapi i parë për të lejuar udhëheqësinë e re që të trajtojë me shpejtësi këtë krizë, si dhe të rindërtojë besimin e Kongresit dhe të popullit amerikan që janë vërtet të shqetësuar”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Kjo vjen pasi Cheatle dëshmoi para komisionit, gjatë të cilit ajo u përball me thirrjet nga disa anëtarë për të dhënë dorëheqje.

Më herët, Comer hapi seancën me thirrjen që Cheatle të jepte dorëheqje, duke thënë: “Amerikanët kërkojnë llogari, por askush nuk është shkarkuar ende për këtë dështim historik. Është besimi im i patundur që ju, drejtoreshë Cheatle, duhet të jepni dorëheqje”.

Cheatle pranoi se përpjekja për vrasjen e ish-presidentit ishte “dështimi më i rëndësishëm operacional në Shërbimin Sekret në dekada”, duke shtuar: “Më 13, ne dështuam. Si drejtoreshë e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo mangësi të sigurisë së agjencisë sonë”.

Related posts

Sulmohet me koktej molotov xhamia në Qipron Jugore

rezart morina

Pas rezultateve të ulëta, kryeministri bavarez bën thirrje për zgjedhje të parakohshme federale në Gjermani: Scholz të veproj si Macron

admin

Përjashtohen nga Kuvendi i Shqipërisë 19 deputetë të PD-së

admin