Një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihterit ka goditur pasdite Zvicrën, përkatësisht rajonin e Bazelit, ka njoftuar Shërbimi Sizmologjik Zviceran.
Lëkundjet u ndjenë në një pjesë të madhe të Zvicrës frëngjishfolëse. Epiqendra e tërmetit, 4.7 e shkallës Rihter, ishte në Mulhouse (F), njofton gazeta zvicerane nê shqip Le Canton27.ch, përcjell Albinfo.ch.
Tërmeti është ndier në një rreze prej më shumë se 180 kilometrash, saktëson Shërbimi Sizmologjik. Ndodhi pak para orës 18:00 dhe pasgoditja e parë ndodhi më pak se 10 minuta më vonë, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.
Toka ishte lëkundur tashmë herët pasdite, nga mesdita me tërmete me vlera ndërmjet 0,9 dhe 2,5 ballë dhe me epiqendra në Alpe, në rajonin Grand Combin, pranë Orsières (VS) dhe Chamonix, shton Shërbimi Sizmologjik. /albinfo