RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, goditet grupi kriminal, tre të arrestuar nga Gjilani

trafik-armesh-nga-kosova-drejt-shqiperise,-goditet-grupi-kriminal,-tre-te-arrestuar-nga-gjilani

Policia e Tiranës ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal nga Kosova të cilët kryenin trafikim armësh e lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Sipas operacionit të kodua “The same”, në pranga të policisë ranë Rigon Maliqi 20 vjeç, Lion Pira 25 vjeç dhe Shkëlqim Halabaku, të tre banues në Gjilan të Kosovës.

”Kjo sasi ishte destinuar për tu përdorur nga grupet kriminale në Shqipëri’ deklaroi drejtori i policisë së shtetit” deklaroi drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencën krah prokurorit Ritvan Suka, zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike, shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, shefin e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Njoftimi i policisë:

Gjatë këtyre 2 operacioneve u godit një rast i trafikimit të lëndëve eksplozive, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive, si dhe u dokumentua me prova ligjore, ngjarja e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku iu vendos lëndë plasëse një zyre noteriale.

Për të dyja rastet, autorët janë vënë në pranga.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.

Related posts

Volkswagen, transformim i industrisë së automobilëve! Paralajmërimi për mbylljen e fabrikave dhe pushimet nga puna

admin

Çdo të thotë të jesh i devotshëm – Vladimir Kera

RTI

Kryetarja e Preshevës fton me urgjencë bashkësinë ndërkombëtare që t’i parandalojë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

admin