RTV AHIRETI
Lajme

Trajkoviq: Po përgatitet arrestimi i Radojçiqit, Vuçiqi pranoi kushtin e Macronit

trajkoviq:-po-pergatitet-arrestimi-i-radojciqit,-vuciqi-pranoi-kushtin-e-macronit

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se autoritetet e Serbisë po përgatiten për arrestimin e Milan Radojçiqit, që e ishte kreu i grupit në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Trajkoviq ka theksuar se kjo lëvizje e Beogradit vjen si pasojë e pranimit të një kushti të vendosur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, për vizitën e tij në Serbi.

Në një intervistë për N1, Trajković ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë kërkuar zyrtarisht nga autoritetet e Kosovës materiale për sulmin në Banjskë, me qëllim të përgatitjes së arrestimit të Radojçiqit.

“Lajmi i ri është se gjyqësori i Serbisë, prokuroria dhe autoritetet e Serbisë kanë kërkuar zyrtarisht materiale nga autoritetet e Kosovës për Banjskën dhe se do të përgatisin seriozisht arrestimin e Radoiçiqit. “Vuçiq e pranoi”, ka thënë Trajkoviç në N1.

Se autoritetet serbe kanë parashtruar një kërkesë zyrtare për ndihmë juridike reciproke për të siguruar provat e nevojshme për ndjekjen penale të Radojçiqit e ka thënë edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier, në një interviste për Radio Evropa e Lirë.

The post Trajkoviq: Po përgatitet arrestimi i Radojçiqit, Vuçiqi pranoi kushtin e Macronit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Vdekja e 8 emigrantëve në brigjet e Francës/ Po tentonin të kalonin Kanalin Anglez për të shkuar në Britani, por gomonia u ça nga një shkëmb

admin

Pheniani lëshon mbi 100 predha pranë kufirit me Korenë e Jugut

admin

Këshilli i Sigurimit të OKB-së: Shqipëria sot merr presidencën

admin