Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë në Liqenin e Badovcit, ku një veturë është fundosur pak para mesnatës.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.