RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

tre-persona-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-zllakuqan-te-klines

Tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zllakuqan të Klinës.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, dy vetura dhe një traktor.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Related posts

Borrell pas takimit me Kurtin: Situata në veri të depërshkallëzohet urgjent

rezart morina

Gërvalla ia lë fajin BE-së për heqjen e vizave për serbët, i akuzon se po punojnë për ndarje

RTI

Kolonët hebrenj sulmojnë pronat e palestinezëve në Bregun Perëndimor

rezart morina