“Ne ishim shumë të ashpër për këtë. Ne nuk duam që ndërtesat tona të hidhen në erë” tha Trump ndër të tjera, gjatë një fjalimi në New Hampshire të enjten.
Donald Trump është zotuar të rivendosë ndalim të udhëtimit për kombet islamike, duke i ndaluar qytetarët e këtyre vendeve të hyjnë në SHBA, nëse ai zgjidhet president në vitin 2024.
“Unë do të rivendos ndalimin udhëtimin për të mbajtur terroristët radikalë islamikë jashtë vendit tonë,” tha ish-presidenti tashmë i akuzuar dy herë në New Hampshire të enjten.
“E patë se çfarë ndodhi. Katër vjet… E patë mirë? Ne ishim shumë të ashpër për këtë. Ne nuk duam që ndërtesat tona të hidhen në erë.”
Trump, gjatë javës së tij të parë në detyrë në vitin 2017, kufizoi udhëtimet nga shtatë vende me shumicë muslimane – Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.
Ndërsa urdhri fillimisht u bllokua nga gjykatat dhe Shtëpia e Bardhë u përpoq të thoshte se nuk ishte një ndalim për muslimanët, Gjykata e Lartë në vitin 2018 mbështeti versionin përfundimtar të masës. /mesazhi
Trump: I will restore my travel ban to keep radical Islamic terrorists out of our country. You saw what happened. Four years… You saw that right? We were very tough on that. We don’t want our buildings blown up. pic.twitter.com/jHJ7RzHhyv
— Acyn (@Acyn) April 27, 2023