RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Kur të fitoj, ata që mashtruan në zgjedhje do të dënohen me burgim

trump:-kur-te-fitoj,-ata-qe-mashtruan-ne-zgjedhje-do-te-denohen-me-burgim

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që mashtrojnë në këto zgjedhje, raportoi të dielën “Associated Press”.

Këtë deklaratë Trumpi e ka dhënë pak ditë para debatit të tij të parë kundër kandidates së tij demokrate, Kamala Harris.

Trump paralajmërimin e tij kërcënues e dha në rrjetet e tij sociale, duke thënë se do të burgosen të gjithë ata që përfshihen në sjellje të paskrupullta gjatë këtyre zgjedhjeve.

“Kur të fitoj, ata njerëz që kanë mashtruar do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit, i cili do të përfshijë dënime me burgim afatgjatë. Ju lutemi, kini kujdes. Ata që janë të përfshirë në sjellje të paskrupullta do të kërkohen, kapen dhe ndiqen penalisht në nivele të papara më parë në vendin tonë”, ka shkruar ai.

Nuk ka asnjë provë se ka pasur mashtrime, të cilat kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 2020-s, siç vazhdon të pretendojë Trumpi. Dhjetëra gjykata, zyrtarë shtetërorë republikanë, si dhe administrata e tij kanë thënë se rezultati ka qenë i drejtë.

Related posts

Gërvalla: Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe, nuk ka nevojë për një të dytë

admin

FSK e gatshme të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të ushtrisë britanike

rezart morina

Ambasada britanike: S’ka asnjë model të Irlandës së Veriut që mund të imponohet si “zgjidhje për Kosovën”

admin