Lideri i Lëvizjes Ennahda dhe ish-kryetari i Parlamentit në Tunizi, Rached Ghannouchi u arrestua pas periudhës së paraburgimit prej 48 orësh, transmeton Anadolu.
Ghannouchi i cili u ndalua pas një bastisjeje të kryer në shtëpinë e tij nga forcat e sigurisë në kohën e iftarit më 17 prill, u arrestua sot në mëngjes nga gjykata tuniziane e shkallës së parë në të cilën ai u dërgua mbrëmë pas marrjes në pyetje në prokurori për 48 orë.
Avokati, Habib Bin Sidhum anëtar i Lëvizjes Ennahda, në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se bashkë me Ghannouchi-n në dosjen e hetimit janë edhe 11 persona tjerë dhe se hetimi është në kuadër të dosjes “së komplotit kundër sigurisë së shtetit”.
Nga e njëjta gjykatë u dha vendimi për gjykim të lirë ndaj emrave kryesorë të Lëvizjes Ennahda, Muhammed el-Kumani dhe Bilkasim Hasan si dhe ndaj 6 anëtarëve të tjerë të Lëvizjes Ennahda të cilët ishin ndaluar bashkë me Ghannouchi-n.
Reagimet për arrestimin e Ghannouchi-t dhe mbyllja e ndërtesave të partisë
Në një deklaratë me shkrim nga Lëvizja Ennahda lidhur me ndalimin e Ghannouchi-t iu bë thirrje opozitës të “qëndrojë në një vijë të vetme kundër shkeljeve dhe praktikave shtypëse ndaj të drejtave dhe lirive të politikanëve opozitarë”.
Në deklaratë, arrestimi i Ghannouchi-t dënohet si “një zhvillim mjaft i rrezikshëm” dhe u kërkua lirimi i menjëhershëm i liderit të Ennahda-s.
Fronti Nacional Çlirimtar, struktura ombrellë e opozitës tuniziane, në një deklaratë më 19 prill njoftoi mbylljen e qendrës ku operojnë si dhe të qendrës së Lëvizjes Ennahda.
Ndërkohë edhe në një deklaratë nga Partia “Vullneti Tunizian”, u njoftua se autoritetet e vendit kanë mbyllur selinë e partisë në kryeqytetin Tunis.
Nga autoritetet zyrtare nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë në lidhje me atë se me çfarë akuzohet Ghannouchi.
The daughter of Tunisia’s detained opposition leader Rached Ghannouchi, Yusra Ghannouchi, has told Al Jazeera that the country’s democracy is being dismantled pic.twitter.com/uS5RWT8ry3
— Al Jazeera English (@AJEnglish) April 18, 2023