RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turkish Airlines zgjat deri më 1 mars fluturimet e evakuimit falas nga qytetet në zonat e tërmetit

turkish-airlines-zgjat-deri-me-1-mars-fluturimet-e-evakuimit-falas-nga-qytetet-ne-zonat-e-termetit

Turkish Airlines (THY) njoftoi se janë zgjatur deri më 1 mars fluturimet e evakuimit falas nga 9 qytetet në zonën e tërmetit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga media sociale e THY, thuhet se “Fluturimet e evakuimit për dalje nga qytetet Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaraş, Malatya dhe Şanlıurfa do të vazhdojnë pa pagesë deri më datën 1 mars 2023”.

Më tej në deklaratën ku qytetarët paralajmërohen që të mos vijnë në aeroport pa rezervime, thuhet se biletat mund të merren pa pagesë përmes faqes së internetit të THY dhe aplikacionit celular të përditësuar.

Turkish Airlines evakuoi 256.754 persona nga rajonet e tërmetit

Turkish Airlines (THY) ka evakuuar 256.754 persona nga rajonet e prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë, transmeton Anadolu.

Drejtori i Përgjitshhëm i THY, Bilal Ekşi nga llogaria e tij në median sociale ka ndarë informacionet lidhur me fluturimet e evakuimit dhe transportit të kryera në rajonet e prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş.

“Deri më tani lidhur me tërmetin kemi kryer 1.516 fluturime vajtje-ardhje (3.032 fluturime). Kemi evakuuar 265.754 qytetarë. Kemi dërguar 143.740 personel të ekipeve të shpëtimit dhe të ndihmës humanitare. Me 177 fluturime kargo kemi transportuar 10.753 tonë produkte të ndihmës”, theksoi Ekşi.

Related posts

Në përfundim të aktiviteteve antiterroriste në Karabak, Aliyev garanton lehtësim për banorët me origjinë armene – VIDEO

rezart morina

Osmani i reagon ashpër Borrellit, ia përmend 15 marrëveshjet e Brukselit që ka shkelur Serbia

admin

Koci: E kam parë trupin e Fatonit, gjendja ishte jo e mirë

RTI