RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: Azerbajxhani u detyrua të ndërmarrë masat e nevojshme në territorin e tij sovran

turqia:-azerbajxhani-u-detyrua-te-ndermarre-masat-e-nevojshme-ne-territorin-e-tij-sovran

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka deklaruar se në nisjen e masave kundër terrorizmit në rajonin e Karabakut të Kaukazit, Azerbajxhani ishte e detyruar të ndërmarrë masat e nevojshme në territorin e tij sovran, transmeton Anadolu.

“Sot (19 shtator), Azerbajxhani ka filluar një operacion anti-terrorizëm që vë në shënjestër ekskluzivisht elementë ushtarakë në përgjigje të sulmeve të armatosura dhe provokimeve të gjata të kryera nga elementë të armatosur armenë të paligjshëm në rajonin e Karabakut kundër personelit të ushtrisë Azerbajxhan dhe forcave të sigurisë”, tha ministria turke.

Ministria turke theksoi se Azerbajxhani e gjeti veten të detyruar të ndërmarra masat e nevojshme në territorin e tij sovran, sepse nuk po trajtoheshin shqetësimet legjitime dhe të drejta të shprehura vazhdimisht në situatën në terren që nga përfundimi i luftës së dytë të Karabakut të vjeshtës së vitit 2020.

“Ne besojmë se sigurimi i vazhdimit të procesit të negociatave gjithëpërfshirëse, i cili është zhvilluar me zell midis Azerbajxhanit dhe Armenisë deri në këtë pikë, me fokus në arritjen e rezultateve, është e vetmja mënyrë për të vendosur paqen, sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim.

Sot, Azerbajxhani nisi “masat kundër terrorizmit” në rajonin e Karabakut për të mbështetur dispozitat e përshkruara në marrëveshjen e paqes trepalëshe të nëntorit të vitit 2020 që nënshkroi me Rusinë dhe Armeninë.

Marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit në nivel ndërkombëtar.

Në vjeshtën e vitit 2020, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen gjatë 44 ditëve të përleshjeve. Lufta përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.

Megjithatë, tensionet midis dy vendeve vazhdojnë pavarësisht bisedimeve në vazhdim mbi një marrëveshje afatgjate të paqes.

Related posts

Khamenei i Iranit mund të hedhë dritë mbi planet teksa mban predikimin e rrallë të xhumasë

RTI

Erdoğan: Bota po shikon në transmetim të drejtpërdrejtë barbarinë e vampirit të quajtur Netanyahu

admin

Një avion indian pasagjerësh rrëzohet në Afganistan

admin