Të premten Turqia dënoi “aktet e qëllimshme të dhunës” të Izraelit dhe vrasjen e një kameramani të Anadolu Agency (AA), i cili punonte si reporter i pavarur në Rripin e bllokuar të Gazës.
“Mijëra njerëz të pafajshëm humbën jetën në masakrën dy mujore të Izraelit. Fakti që ata morën jetën e 72 gazetarëve që po kryenin detyrën mes këtyre njerëzve të pafajshëm, është një tregues i qartë se Izraeli po sulmon qëllimisht lirinë e informimit të njerëzve”, njoftoi Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Republikës së Turqisë, Fahrettin Altun, në rrjetin social X.
Komentet e tij erdhën menjëherë pasi Muntasir al-Sawaf, një kameraman i Anadolus që punonte si reporter i pavarur në Rripin e bllokuar të Gazës, u vra në një sulm ajror izraelit të premten.
“Komuniteti ndërkombëtar dhe media duhet të marrin masa konkrete pa vonesë për të ndalur sa më parë këto masakra”, tha Altun.
Ai shtoi:
“Ne dënojmë edhe një herë masakrat izraelite dhe aktet e qëllimshme të dhunës kundër gazetarëve që përfundojnë me vdekje.”
Altun u shprehu ngushëllimet e tij familjes së Al-Sawaf, kolegëve të tij dhe AA-së.