Në përgjigje të një mesazhi të fundit në rrjetet sociale të postuar nga ministri i jashtëm izraelit, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka riafirmuar dënimin e palëkundur të Turqisë ndaj veprimeve të Izraelit kundër popullit palestinez.
“Presidenti Erdoğan mbetet i palëkundur në dënimin e tij të krimeve të pafalshme të kryera nga Izraeli kundër popullit palestinez”, citoi presidentin të dielën Ministria e Jashtme turke në një deklaratë zyrtare.
Ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz, bëri akuza shpifëse duke ndarë komentet e Presidentit Erdoğan në lidhje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Turqia mbetet e përkushtuar për t’i dhënë fund “masakrës” së Izraelit dhe po ndjek në mënyrë aktive masat për “izolimin ndërkombëtar” të shtetit izraelit, thuhet në deklaratë.
“Kjo është arsyeja pse disa politikanë izraelitë po synojnë në mënyrë të pabazë Türkiyen dhe Presidentin Erdoğan në mënyrën më të paturpshme” potencohet tutje.
“Politikë raciste dhe e padrejtë”
Sipas ministrisë, veprimet e Izraelit përbëjnë “një kërcënim” jo vetëm për palestinezët, por edhe për vetë izraelitët.
Deklarata nënvizoi gjithashtu rëndësinë e hedhjes së dritës mbi “politikat raciste dhe të padrejta” të përdorura nga Izraeli kundër “popullit palestinez”.
“Turqia do të mbrojë çështjen e drejtë të palestinezëve derisa ata të kenë shtetin e tyre, në vendin e tyre”, shtoi ajo.
Ankaraja ka kritikuar politikat agresive të Tel Avivit, me disa politikanë izraelitë që drejtojnë sulme të pabaza kundër Turqisë dhe Presidentit Erdoğan.