RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon rezolutën e parlamentit iz’raelit që refuzon krijimin e shtetit pa’lestinez

turqia-denon-rezoluten-e-parlamentit-iz’raelit-qe-refuzon-krijimin-e-shtetit-pa’lestinez

Turqia dënoi miratimin e një rezolute në parlamentin izraelit që kundërshton krijimin e një shteti palestinez, duke e quajtur atë një tregues se Izraeli shpërfill ligjin ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

“Pranimi i rezolutës në parlamentin izraelit që refuzon krijimin e një shteti palestinez është një tjetër tregues se Izraeli shpërfill ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Ministria e Jashtme, duke e cilësuar vendimin si “të pavlefshëm”.

Krijimi i një shteti të pavarur, sovran palestinez brenda kufijve të vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet, është një kërkesë e ligjit ndërkombëtar, shtoi ministria.

Ajo dënoi gjithashtu provokimin e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir në Xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e forcave izraelite të sigurisë. Politikani ekstremist hyri me forcë në Xhaminë Al-Aksa sot në mëngjes.

“Izraeli duhet t’i japë fund veprimeve të tilla që do të rrisin më tej tensionet në rajon”, tha ministria.

Rezoluta në Knesset, e miratuar me 68 vota pro dhe 9 kundër, thotë se krijimi i një shteti palestinez “në zemër të Tokës së Izraelit do të përbënte rrezik ekzistencial për Shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, do të përjetësonte konfliktin izraelito-palestinez dhe do ta destabilizonte rajonin”.

Votimi erdhi ndërsa Netanyahu është planifikuar të fluturojë për në Washington të dielën për të takuar presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe për t’iu drejtuar Kongresit.

Në shkurt, Knesseti votoi në favor të një vendimi të qeverisë për të refuzuar njohjen e njëanshme të një shteti palestinez.

Related posts

Vendoset mbishkrim kërcënues në veturën e zyrtarit të Kuvendit Komunal në Zveçan

RTI

Erdogan: Jo Suedisë në NATO nëse nuk ndalon terroristët

rezart morina

Mungesa e borës në Himalaja rrezikon furnizimin me ujë! Thatësira do të çojë edhe në krizë ushqimore

admin