RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia do të fillojë procedurën për pranimin e Suedisë në NATO

turqia-do-te-filloje-proceduren-per-pranimin-e-suedise-ne-nato

Turqia do ta dërgojë në Kuvend Protokollin Qasës për pranimin e Suedisë në NATO dhe thotë se do të punojë për ratifikimin e tij. Kjo u bë e ditur pas takimit trilateral mes Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit suedez Ulf Kristersson, para Samitit të NATO-s në Vilnius.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit trilateral thuhet se “Suedia nënvizon se nuk do të mbështesë organizatat terroriste YPG/PYD dhe FETO”.

Gjithashtu, Suedia është pajtuar të mbështesë aktivisht procesin eurointegrues të Turqisë, përfshirë përditësimin e Unionit të Doganave dhe liberalizimin e vizave.

Në takimin trilateral u dakordua të punohet edhe drejt eliminimit të sanksioneve dhe heqjen e pengesave në tregtinë e mbrojtjes dhe investimet mes aleatëve të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi gjithashtu se NATO-ja për herë të parë do të sjellë postin e Koordinatorit Special Kundër Terrorizmit.

Epilogun e takimit trilateral e përshëndeti edhe presidenti amerikan Joe Biden. Ai tha se është i gatshëm të punojë me Presidentin Erdoğan dhe Turqinë”për të përforcuar mbrojtjen dhe parandalimin në zonën euro-atlantike”.

Related posts

Stoltenberg diskuton për Kosovën me kancelarin Scholz: Palët t’i kthehen dialogut

admin

Aksion para rektoratit – kërkohet që UP-së mos t’i hiqet emri “Hasan Prishtina”

admin

Presidenti i Iranit thotë se vr’asja e Han’iyeh ishte ‘gabimi i madh’ i Iz’raelit

rezart morina